Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë koncertit të Oasis në Wembley, kur një fans rreth 40 vjeç, humbi jetën pas një rënie të mundshme nga një lartësi e stadiumit.
Sipas Policisë Metropolitane, oficerët dhe shërbimi i emergjencës u përgjigjën menjëherë pas raportimeve se një person ishte lënduar rreth orës 22:20, dhe se burri kishte pësuar lëndime që mund të lidhen me një rënie nga lartësia.
Mediat britanike raportojnë se dyshohet se ai ka rënë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Dëshmitarët e ngjarjes e përshkruan si “horror”, ndërkohë që policia ka bërë thirrje për çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.
Në një deklaratë zyrtare, grupi britanik Oasis reagoi me trishtim për këtë humbje tragjike, duke shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e viktimës.