Një anije që mbante 86 persona, kryesisht emigrantë pakistanezë, u fundos gjatë rrugës nga Mauritania drejt Ishujve Kanarie, duke shkaktuar 50 viktima. Sipas OJQ-së spanjolle Caminando Fronteras, mes të mbijetuarve janë 36 persona, përfshirë një vajzë adoleshente.
Anija kishte kaluar 13 ditë në det përpara tragjedisë, dhe autoritetet marokene ndihmuan në shpëtimin e të mbijetuarve. Numri i saktë i personave në bord mbetet i paqartë, ndërsa organizatat humanitare theksojnë nevojën për veprim urgjent për të parandaluar tragjedi të ngjashme në Mesdhe dhe Atlantik./UBTNews/