UBT News

Tragjedi: I moshuari i vë flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi

Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në një azil për të moshuarit në Barajevë, një periferi e Beogradit, ku tetë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit. Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë një pjesë të madhe të azilit ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar, së bashku me stafin që përkujdesej për ta.

Policia ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, por sipas ministrit të kujdesit social, Nemanja Starovic, dyshohet se zjarri ka shpërthyer kur një nga të moshuarit ka vendosur flakën një dysheku, i cili më pas u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe tragjedinë që ka tronditur vendin.

Pas shpërthimit të zjarrit, dyshimet janë të fokusuara tek ndihma e vonuar dhe pamundësia për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga zjarri, që i mori jetën disa personave dhe lëndoi disa të tjerë. Autoritetet lokale janë duke hetuar më tej rreth kushteve të sigurisë dhe kontrollit të mundshëm që ka pasur ky institucion, dhe përpjekjet për të siguruar ndihmën e shpejtë për të mbijetuarit që ndodheshin në rrezik./UBTNews/

 

Exit mobile version