Të paktën 28 persona humbën jetën dhe 230 të tjerë u shpëtuan pasi një traget pasagjerësh mori flakë në Filipine.
Zjarri filloi në kabinat e anijes me ajër të kondicionuar të mërkurën mbrëma, por është e paqartë se si, thanë zyrtarët.
Mes të vdekurve janë të paktën tre fëmijë, përfshirë një foshnje gjashtë muajshe.
Më herët, sipas zyrtarëve nuk dihej numri i personave të zhdukur, sepse nuk dihej edhe numri i saktë i pasagjerëve, shkruan BBC.
Roja bregdetare e Filipineve tha se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin dhe nuk kishte shenja të mbingarkesës në anije.
Trageti mori mori flakë rreth orës 22:40 me orën lokale në ishullin Baluk-baluk në provincën Basilan. Ai ishte duke udhëtuar në një ishull tjetër.