UBT News

Trafiku Urban redukton orarin

Autobusët e Trafikut Urban do të punojnë me orar të reduktuar pas masave të reja antiCOVID. Sipas njoftimit të Trafikut Urban, autobusët do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

“Andaj, duke e zbatuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me kete orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse”, njofton Trafiku Urban./UBTNews

Exit mobile version