UBT News

Trafikimi me njerëz, Nagavci: Të rinjtë po përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se po punojnë vazhdimisht në parandalimin e rreziqeve nga trafikimi me qeniet njerëzore.

Në lansimin e fushatës për këtë çështje në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim, ajo shtoi se kjo temë është trajtuar në të gjitha nivelet e arsimit duke u inkuadruar edhe në lëndët shkollore. Sipas saj, të rinjtë po përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve.

“Trajtimi i kësaj teme me efikasitet i kësaj teme në institucionet edukativo-arsimore në të gjitha nivelet ndikon pozitivisht në parandalimin e trafikimit, në promovimin e sjelleve të shëndosha dhe përgatitjet e të rinjve dhe të reja në shmangien e ekspozimit e rreziqeve të mundshme”, deklaroi ajo mes tjerash.

“Prej kohës Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka inkuadruar këtë temë në kurrikulat arsimore në të gjitha nivelet e arsimit dhe në programet lëndore, e në veçanti në ato kapituj ku trajtohen të drejtat e njeriut, pra në lëndën e Edukatës Qytetare, dhe te lënda Aftësitë për Jetë”, shtoi ajo.

Exit mobile version