UBT News

Trafikim me njerëz, arrestohet një person në kryeqytet

Një burrë, i dyshuar për trafikim me njerëz, u arrestua dje në Prishtinë.

Policia sot informoi se u identifikua viktima e trafikimit nga i dyshuari.

“Pas zhvillimit te hetimeve nga njësia përkatëse është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penal të lartcekur si dhe është identifikuar viktimë e trafikimit nga i dyshuari i lartcekur”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Exit mobile version