UBT News

Trafikanti kolumbian i drogës do të ekstradohet në ShBA

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi është arrestuar të shtunën. Kolumbia njoftoi se ai do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dairo Antonio Úsuga David, i njohur si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë të shtunën. Ai drejtoi bandën më të madhe kriminale në vend dhe ka qenë prej vitesh në listën e më të kërkuarve të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës.

Usuga David akuzohet për krime të ndryshme duke përfshirë trafik droge, vrasje, zhvatje, rrëmbim dhe konspiracion.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim deri në pesë milionë dollarë për informacionin që çonte në arrestimin dhe/ose dënimin e tij./UBTNews

Exit mobile version