Pesëdhjetë e shtatë persona përfunduan nën arrest në rajone të ndryshme të Italisë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës nga Evropa Veriore dhe Spanja.
Operacioni u krye nga policia financiare dhe u koordinua nga DDA e Reggio Calabria. Policia ka konfiskuar asete për mbi 3.7 milionë euro.
Ndër të arrestuarit janë anëtarë të klaneve të “Ndrangheta-s” në zonën e Reggio Calabria.