Gjiganti i makinave Toyota nuk do të rifillojë prodhimin në Rusi. Duke cituar burime të paidentifikuara, e përditshmja kombëtare Kommersant tha se prodhuesi japonez nuk arriti të siguronte furnizimin me komponentë.
Toyota pezulloi veprimtarinë në St Petersburg në muajin mars për shkak të ndërprerjeve në zingjirin e furnizimit. Gjithashtu ndaloi edhe importin e veturave në Rusi.
Fabrika, e cila prodhoi modelet Camry dhe RAV4, ka kapacitet prej 100 mijë njësi në vit./UBTNews/