UBT News

Toyota njofton se ndërperja e prodhimit vazhdon

Toyota ka njoftuar se ndërprerja e prodhimit në disa fabrika në Japoni do të zgjasë. Kjo për faktin se disa probleme që tash e sa kohë janë shfaqur në fazën e furnizimit.

Prodhuesi më i madh i makinave në botë thotë se fabrikat e tij në Azinë Juglindore u përballën me ndërprerje për shkak të pandemisë COVID-19.

Më së shumti nga kjo mungesë do të goditen Land Cruiseri dhe Lexusi. Madje nga kompania thonë se humbjet nga ndërprerja e furnizimit do të jenë rreth 14 mijë vetura në muajin dhjetor.

Megjithatë kompania synon që deri në marsin e vitit 2022 t’i përmbushë objektivat./UBTNews

Exit mobile version