Toyota, prodhuesi më i madh i veturave në botë, ka ndërprerë veprimtarinë në të gjitha fabrikat e saj të montimit në Japoni pas mosfunksionimit të sistemit.
Prodhuesi japonez i makinave pezulloi veprimtarinë në 14 fabrika vendase pasi si pasojë e këtij defekti mbeti pa porositur komponentë që i duhen, njoftoi një zëdhënës i kompanisë të martën.
Gjatë ditës kompania ka pezulluar veprimtarinë në 12 fabrika, duke lënë objektin e Miyatas në Fukuoka dhe objektin e filialit të Daihatsus në Kioto të funksionojnë normalisht.
Kompania tha se nuk e di se kur do të rikthehen shërbimet./UBTNews/