UBT News

Tottenhami favorit për Sabitzerin

Tottenhami po llogaritet favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Leipzigut, austriakut Marcel Sabitzer, ka njoftuar Bild të hënën.

Mësohet se Tottenhami është në negociatat të avancuara me përfaqësuesit e Sabitzerit pasi mesfushori ka kërkuar largimin nga Gjermania për një kampionat tjetër.

27-vjeçari është i gatshëm ta provojë veten në Premier League dhe Tottenhami po e përgatit ofertën prej 30 milionë eurosh për transferimin e tij.

Sabitzer këtë edicion ka shtatë gola e gjashtë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat garat me Leipzigun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Sabitzer është pjesë e Leipzigut prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Salzburgu.

Exit mobile version