UBT News

TotalEnergies mohon se ka prodhuar karburante avioni për ushtrinë ruse

TotalEnergies, kompania franceze e energjisë dhe naftës, u përfshi nga kritikat pasi në fillim të kësaj jave u raportua se ajo po furnizonte me karburante avioni ushtrinë ruse, mohoi akuzat. Kompania tha se po tenton t’u japë fund polemikave lidhur me këtë çështje.

Në një deklaratë, kompania tha se i ka kërkuar partnerit të saj rus, Novatek qartësi në lidhje me kondensatin e prodhuar nga sipërmarrjet e tyre të përbashkëta.

“Gama e produkteve që rrjedhin gjatë përpunimit në kompleksin Ust-Luga përfshin karburantin e avionëve (Jet A-1) që eksportohet ekskluzivisht jashtë Rusisë dhe nuk ka as certifikatë për t’u shitur brenda vendit”, tha TotalEnergies, duke cituar përgjigjen e Novatek./UBTNews/

Exit mobile version