Shaqir Totaj i PDK-së, tha se gjatë inaugurimit të Presidentes janë vërejt lëshime për sa i përket mënyrës së përdorimit të simboleve shtetërore, konkretisht flamurit.
Statusi i plotë:
Të nderuar
Sot gjatë inaugurimit të Presidentes është vërejtë se ka pas lëshime për sa i përket mënyrës së përdorimit të simboleve shtetërore, konkretisht flamurit.
Kjo çështje rregullohet me Kushtetutë si në vijim:
Neni 6 [Simbolet]
1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.
Flamuri partiak (cili do qoftë ai) nuk është tregues i karakterit unifikues të presidencës.