UBT News

Totaj shpalos programin për Parkun e Qytetit të Prizrenit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpalosur projektin për siç tha transformimin e Parkut të Qytetit me infrastrukturë moderne dhe parking nëntokësor.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit, Totaj tha se përmes këtyre projekteve po vjen ndryshimi në kryeqytetit historik të Kosovës.

“Është projekt që përbëhet nga një parking nëntokësor i cili do të ketë diku afër 700 vendparkinge, po ashtu e ka pjesën mbi tokësorë që do të jetë e përbërë nga terrene sportive. Ndërsa, brenda parkut kemi të bëjmë me rregullimin e hapësirës, rregullimin e Lumbardhit dhe në këtë mënyrë do të krijojmë një ambient të këndshëm[…]Me këto projekte tregojmë se ndryshimi po vjen, ndryshimi që kemi prezantuar po vjen konkretisht, ndërsa pas fitores do të kalojmë në fazën e implementimit”, tha ai.

Duke kritikuar qeverisjen e kryetarit aktual, anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Eliza Hoxha tha se ndryshimi i vërtet në Prizren do të vjen me Totajn kryetar.

“Gjatë këtyre katër viteve të fundit kemi pa zhvillim jo të duhur, mos të them degradim të qytetit, i cili nuk i ka hije një qyteti të tillë me vlerë kulturore dhe historike. Andaj këtu jam sot për të mbështetur zotëri Totaj dhe premtuar se ndryshimi po vjen dhe Shaqa po vjen sepse për të ndodhur ndryshimi duhet ndodhur ndryshimi i vërtet”, tha ajo.

Totaj u rendit i dyti në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në zgjedhjet e 14 nëntorit, Totaj do të garojë në balotazh me kandidatin e LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Exit mobile version