Reperi i njohur Tory Lanez u arrestua të martën pasi shkeli urdhrin e tij mbrojtës në rastin e sulmit ndaj Megan Thee Stallion, konfirmuan burimet për Page Six.
Gazetarja e Rolling Stone, Nancy Dillon, postoi në Twitter se Lanez u prangos brenda sallës së gjyqit dhe u mbajt në paraburgim derisa të paguante një garanci të re prej 350,000 dollarësh. Ajo gjithashtu vuri në dukje se postimet e Lanez duket se luanin një rol në vendimin e gjyqtarit, i cili kërkoi që këngëtari të mos përmendte reperen në asnjë media sociale.
Në shkurt 2021, një gjykatës vendosi që reperit kanadez të iu mohohet e drejta për të komentuar publikisht çështjen.
Në korrik 2020 se Tory u akuzua se qëlloi reperen në këmbë ndërsa ajo po “përpiqej të largohej” pas një debati brenda automjetit të tyre./lapsi.al