UBT News

Torturat e talibanëve kundër përdoruesve të drogave

Tani talibanët kanë vënë synimet e tyre për të shuar furtunën e varësisë nga narkotikët, edhe nëse me forcë, transmeton UBT News.

Në mbrëmje, luftëtarët talibanë të shndërruar në policë, spastrojnë botën e nëndheshme të shkatërruar nga droga në kryeqytet.

Poshtë urave të qytetit të Kabulit, mes grumbujve të plehrave dhe rrjedhave të ujit të ndotur, qindra burra të pastrehë të varur nga heroina dhe metamfetaminat mblidhen, rrihen dhe dërgohen me forcë në qendrat e trajtimit.

Përdoruesit e drogës të ndaluar gjatë bastisjes së talibanëve të ulur në statcion të policisë teksa presin të transferohen në Spitalin Mjekësor. (AP)

Skena siguroi një dritare në rendin e ri nën qeverisjen talibane: Burrat – shumë me sëmundje mendore, sipas mjekëve – u ulën përballë mureve me duart e tyre të lidhura. Ata u thanë që linin substancat që po përdornin ose do të përballeshin me rrahje.

Këto metoda mirëpriten nga disa punonjës shëndetësorë, të cilët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të përshtaten me sundimin taleban, shkruan AP, përcjell UBT News.

“Ne nuk jemi më në demokraci, kjo është një diktaturë. Dhe përdorimi i forcës është mënyra e vetme për të trajtuar këta njerëz”, tha Dr Fazalrabi Mayar, duke punuar në një strukturë trajtimi. Ai i referohej veçanërisht afganëve të varur nga heroina dhe droga të tjera.

Menjëherë pasi talibanët morën pushtetin më 15 gusht, Ministria talibane e Shëndetësisë lëshoi ​​një urdhër në këto objekte, duke nënvizuar qëllimin e tyre për të kontrolluar rreptësisht problemin e varësisë, thanë mjekët.

Ata dikur ishin poetë, ushtarë, tregtarë, fermerë. Tani ata janë një pasqyrë e së kaluarës së trazuar të luftës, pushtimit dhe urisë në vend.


Fushat e mëdha të lulekuqeve të Afganistanit janë burimi i shumicës së heroinës në botë dhe vendi është shfaqur si një prodhues i rëndësishëm i ‘meth’. Kjo ka nxitur varësinë masive në të gjithë vendin.

Të moshuar apo të rinj, të varfër ose dikur të pasur, talibanët i konsiderojnë të varurit njësoj: Një njollë në shoqërinë që ata shpresojnë të krijojnë.

Sanksionet e kanë bërë Afganistanin të papërshtatshëm për mbështetjen financiare nga organizatat ndërkombëtare. Shkelja e të drejtave të njeriut, veçanërisht grave, i ka bërë talibanët jopopullor.

Pagat publike janë muaj me vonesë dhe thatësira ka përkeqësuar mungesat e ushqimit dhe ka shtuar sëmundjet. Pa fonde të huaja, të ardhurat e qeverisë mbështeten vetëm në dogana dhe tatime.

Një hulumtim nga David Mansfield, ekspert në tregtinë afgane të drogës, sugjeron që grupi fitoi 20 milion dollarë në vitin 2020, një pjesë e vogël në krahasim me burimet e tjera të të ardhurave nga mbledhja e taksave. Publikisht, talibanët gjithmonë kanë mohuar lidhjet me tregtinë e drogës.

Afganët mblidhen nën një urë për të konsumuar drogë, kryesisht heroinë në Kabul, Afganistan, 30 shtator 2021. (AP)

Një mbrëmje të kohëve të fundit, luftëtarët talibanë bastisën një vatër droge nën një urë në zonën Guzargah të Kabulit. Ata urdhëruan grupin e burrave të varur nga droga të dilnin nga lagjet e tyre të ndyra.

“Ata janë bashkatdhetarët, familja jonë dhe ka njerëz të mirë brenda tyre. Dashtë Zoti, njerëzit në spital do t’i shërojnë”, tha një polic taliban.

Në fund, ata ishin të paktën 150 burra të mbledhur. Ata u dërguan në stacionin policor, ku të gjitha sendet e tyre – drogë, kuleta, thika, unaza, çakmakë, u dogjën.

Përdoruesit e drogës të ndaluar presin që të dërgohen në dhomën në repartin e detoksifikimit të Spitalit Mjekësor Avicenna për Trajtimin e Drogës në Kabul, Afganistan, 2 Tetor 2021 (AP)

Në mesnatë, ata u dërguan në Spitalin Mjekësor Avicenna në Kabul për të trajtuar varësinë nga droga. Dikur një bazë ushtarake, Camp Phoenix, e krijuar nga ushtria amerikane në 2003, u shndërrua në një qendër trajtimi droge në 2016.

Tani është më e madhja në Kabul, e aftë të strehojë 1.000 njerëz.

Burrave u thuhet fillimisht të pastrohen pas hyrjes në spital. (AP)

“Këtu, fillon një program trajtimi 45-ditor”, tha Dr. Wahedullah Koshan, psikiatri kryesor.

Ata do t’i nënshtrohen trajtimit vetëm me disa kujdese mjekësore për të lehtësuar sikletin dhe dhimbjen. Doktori pranoi se spitalit i mungojnë opioidet alternative, buprenorfina dhe metadoni, që zakonisht përdoren për të trajtuar varësinë nga heroina. Stafi i tij nuk është paguar që nga korriku, por ai tha se Ministria premtoi se pagat do të vijnë, përcjell UBT News.

“Ky është vetëm fillimi, më vonë do të ndjekim fermerët dhe do t’i ndëshkojmë sipas Sheriatit”, tha oficeri kryesor i patrullës.

Për ekspertin Mansfield, bastisjet e fundit të drogës përsëriten në histori. “Në vitet ’90, talibanët bënin të njëjtën gjë”, tha ai. Dallimi i vetëm tani është se ka qendra të trajtimit të drogës; asokohe përdoruesit e drogës u detyruan të qëndrojnë në male ose lumenjë, duke menduar se kjo do t’i kthjellonte ata”.

Në spital një dhomë pritjeje është e mbushur me prindër dhe të afërm që pyesin nëse të dashurit e tyre të zhdukur ishin mes atyre që u morën në bastisje.

Doktori Koshan, majtas, bisedon me Sitara-n, në mes, pasi ajo u ribashkua me djalin e saj 21-vjeçar i cili u dërgua në Spitalin Mjekësor Avicenna për Trajtim nga Droga në Kabul, Afganistan, 4 tetor 2021. (AP)

Në qytet nën një urë në lagjen Kotesangi, përdoruesit e drogës jetojnë në mënyrë të pasigurt nën errësirë, ​​nga frika e talebanëve.

Përdoruesit e drogës në lagjen Kotesangi. (AP)

Një mbrëmje, ata pinë duhan rastësisht pranë trupit të një burri. Ai kishte vdekur.

Ata e mbuluan atë me lecka, por nuk kishin guzim ta varrosnin pasiqë talibanët patrullojnë rrugët./UBTNews/

“Nuk ka rëndësi nëse disa prej tyre vdesin. Të tjerët do të shërohen. Më pas, ata mund të jenë të lirë” tha një oficer taleban.

Exit mobile version