Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë brigjeve të Palermos në Itali, ku një anije 50 metra e gjatë është fundosur pas goditjes nga një tornado. Anija, që mbante flamurin anglez dhe kishte 22 persona në bord, përfshinte kryesisht pasagjerë nga Anglia, Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo-francezë dhe një irlandez.
Për momentin, rojat bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 15 individë, përfshirë një foshnjë, ndërsa kërkimet për 7 persona të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur vazhdojnë. Operacionet e shpëtimit janë intensifikuar në përpjekje për të gjetur dhe shpëtuar të mbijetuarit e tjerë. Së bashku me ndihmën e forcat detare dhe ajrore, po zhvillohet një angazhim i madh për të ndihmuar në këtë situatë të pasigurt dhe tragjike./UBTNews/