Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën, duke vrarë dhe lënduar shumë njerëz.
Pamjet nga qyteza Greenfield shfaqin rrënimin e madh që ka shkaktuar tornadoja, ndërsa edhe disa turbina të mëdha të erës u rrëzuan.
“Kjo tornado e ka shkatërruar një pjesë të madhe të kësaj qyteze”, tha Alex Dinkla, zëdhënës i policisë në Ajova.
“Mund të konfirmojmë se ka shumë viktima nga kjo tornado”, shtoi ai./UBTNews/