UBT News

Top Kolshi një muaj paraburgim për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

Një muaj paraburgim i është caktuar Top Kolshit, si i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kolshi, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, ka dalë sot para gjykatës. Ai kishte pranuar vrasjen gjatë intervistimit të tij nga Prokuroria.

Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.

Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.

Exit mobile version