Për kilogramët shtesë rreth stomakut, shpeshherë fajësohen zorrët dembele dhe mospuna e tyre, të cilat e kanë për detyrë shkrirjen e shtresave dhjamore dhe eliminimin e helmeve nga organizmi. Nutricistët theksojnë se ekziston zgjidhja dhe është shumë e thjeshtë. Përgjigjja gjendet në koktejin e shëndetshëm, i cili do të duhej ta zëvendësonte kafjallin, e përgatitet lehtë e shpejt
RECETA:
Nevojitet që gjashtë kumbulla të thata çdo mbrëmje t’i përzieni me 100 mililitra ujë të vluar, e mbuloni enën dhe i lini dhjetë minuta që të qëndrojnë. Gjatë kësaj kohe hidhni dy lugë të mëdha flluska, një lugë fara të bluara të lirit dhe po aq kakao. Shtoni edhe 300 mililitra kefir dhe i përzieni mirë. Kumbullat i preni imët dhe i shtoni në masën paraprake, e më pas koktejin e lini në frigorifer dhe e pini në stomak të zbrazët. Pas një muaj konsumimi të këtij lëngut, do të humbni tre deri pesë kilogramë rreth stomakut. Jo vetëm se do të humbni në peshë, por edhe teni do të jetë më i bukur, e flokët dhe thonjtë do t’i forconi.