UBT News

Tomë Gashi pranon email nga Specialja

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë se pas refuzimit për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, sot ka pranuar një email prej Gjykatës Speciale, të lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith. Gashi me anë të një shkrimi në Facebook u shpreh se është urdhëruar të mos shpërndajë asnjë prej materialeve konfidenciale.

“Më është urdhëruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se, per vendimin te dates 25 Shtator 2020, ku kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merr ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale. Ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale. Z. Gucati dhe z.Haradinaj jane arrestuar me daten 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetem per krimet e luftes dhe krime te tjera periudhen kohore 1998 – 2000. Me qene se vendimi eshte i dates 25 shtator 2020, ndersa arrestimet jane kryer me 25 shtator.Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z.Gucati eshte e kunderligjshme dhe ata duhet te lirohen menjehere.”, ka shkruar Gashi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version