UBT News

Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në Policinë e EULEX-it

Avokati Tomë Gashi dhe sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, janë ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqiten në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë. Këtë e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se të dy e refuzojnë këtë ftesë.

“Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun.Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.”, ka shkruar mes tjerash Gashi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version