UBT News

Tom Holland rikthehet në adaptimin e videolojërave

Pas suksesit të madh të filmit “Spider-Man: No Way Home”, Tom Holland po rikthehet në adaptimin e videolojërave “Uncharted”, sikurse Nathan Drake.

“Luajta rolin e dy personazheve të famshme për ngjitje. Ishte e rëndësishme për ne të krijonim një stil unik për Nathan Drake ndonëse nuk kishte ngjashmëri me Spider-Man-in, por… kur jeni duke realizuar filma të mëdhenj është emocionuese të shihni se sa mund t’i kaloni kufijtë, çfarë mund të bëni fizikisht për t’i dizajnuar këto sekuenca që të jenë unike, të freskëta dhe të reja”, tha ai.

Nathan Drake është personazhi që thyen varre sekrete dhe u shmanget kurtheve vdekjeprurëse për të kërkuar objekte të lashta./UBTNews

Exit mobile version