UBT News

Tom Ford tregon se filmi ‘House of Gucci’ e la atë “shumë të trishtuar për disa ditë”

Tom Ford ka pranuar se filmi ‘House of Gucci’ e la atë “thellësisht të trishtuar për disa ditë” pasi shprehu se për të ishte e vështirë të “shihte humor” në diçka që sipas tij, ishte kaq e përgjakshme.

Ford ishte i ashpër në kritikën e tij ndaj filmit, pasi sipas tij historia tronditëse e familjes nuk duhej të përmbante skena qesharake.

“Isha thellësisht i trishtuar për disa ditë pasi pashë ‘House of Gucci’, një reagim që mendoj se do ta ndjejmë vetëm ne që i njihnim lojtarët dhe lojën. Ishte e vështirë për mua të shihja humor në diçka që ishte kaq e përgjakshme. Ndonjëherë ishte absurde, por në fund ishte tragjike”.

“Spërkatni emrin Gucci nëpër gjëra dhe ato zakonisht do të shiten”, shtoi ai.

E së fundi, është bërë e ditur se kërkimet në internet për rrobat e firmës Gucci janë rritur me 73% që nga publikimi i filmit.

Megjithatë Ford – i cili hapi kompaninë e tij në 2005 pasi u largua nga Gucci – vlerësoi disa aspekte të filmit. Ai vlerësoi“performancat e forta të Gaga-s dhe [Adam] Driver, portretizimet e fuqishme nga i gjithë kasti, kostumet e patëmeta, setet mahnitëse dhe kinematografinë e bukur”./UBTNews/

Exit mobile version