UBT News

Tom Cruise nderohet me Oscar në një moment historik për karrierën e tij

Tom Cruise është nderuar me një Oscar nderi gjatë Çmimeve të Guvernatorëve, duke shënuar një moment historik në karrierën e tij, pasi ky është çmimi i parë i Akademisë që aktori fiton.

Ylli 62-vjeçar mbajti një fjalim emocional, ku foli për lidhjen e tij të thellë me kinemanë dhe fuqinë e filmit për të bashkuar njerëzit.

Çmimi iu dorëzua nga regjisori Alejandro G. Iñárritu, me të cilin Cruise po bashkëpunon në një projekt që pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Duke marrë çmimin, tha se filmat s’janë profesion për të, por pjesë e identitetit: “Bërja e filmave nuk është ajo që bëj, është kush jam unë.”

Aktori u nderua përkrah koreografes Debbie Allen dhe dizajnerit të skenës Wynn Thomas, që u vlerësuan për kontributet e tyre në art.

Cruise, i nominuar katër herë për një Oskar konkurrues, ende nuk ka fituar një të tillë, gjë që e bën çmimin nderi edhe më të veçantë.

Ai kujtoi momentin kur dashuria për kinemanë lindi në fëmijëri, teksa shikonte me mahnitje rrezen e projektorit që shfaqej në ekran: “Aty kuptova se bota ishte shumë më e madhe se ajo që njihja.”

Gjatë ceremonisë, u nderua edhe këngëtarja legjendare Dolly Parton me Çmimin Humanitar Jean Hersholt për dekada bamirësie.

Për shkak të problemeve shëndetësore, Parton dha falënderimin përmes një video-mesazhi. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version