UBT News

Tolaj: Ka prona që janë shitur nga 2 euro për ari

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj deklaroi se ka prona që në procesin e privatizimit janë shitur edhe nga 2 euro për ari.

Këtë e ka konfirmuar gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit, teksa mohoi të jetë shitur ndonjë pronë nga 1 euro për ari.

Drejtori i AKP-së tha se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.

Exit mobile version