Pothuajse të gjitha shtëpitë në Tokio duhet të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre pas prillit të vitit 2025.
Rregullorja, e cila u miratua nga asambleja lokale e kryeqytetit japonez të enjten, u kërkon 50 firmave të mëdha të ndërtimit të pajisin shtëpitë deri në 2 mijë metra katrorë me burime të energjisë së rinovueshme.
Rregullorja do të ndihmojë qytetin të kalojë në energjinë e gjelbër, deklaruan këshilltarët e qytetit.
“Përveç krizës ekzistuese globale të klimës, ne përballemi me një krizë energjetike me një luftë të zgjatur Rusi-Ukrainë”, tha Risako Narikiyo, një anëtar i asamblesë lokale.
“Nuk kemi kohë për të humbur”, shtoi ai tutje.
Pse Tokio po i bën të detyrueshme panelet diellore?
Tokio është qyteti më i madh në botë, me një popullsi prej afro 14 milionë banorësh në zonën qendrore metropolitane. Në vit, banorët e saj emetojnë mesatarisht 8.6 ton CO2 secili.
IPCC rekomandon që për të përmbushur objektivat e dekarbonizimit, do të duhet të kalojnë jo më shumë se 2.3 ton karbon secili, në vit.
Tokio shpreson të ulë ndjeshëm gjurmën e saj të emetimeve në dekadat e ardhshme. Qeveria metropolitane e qytetit synon të përgjysmojë emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2000 dhe të jetë pa emetim deri në vitin 2050./UBTNews/