UBT News

Tiranë: 22-vjeçari plagoset me armë brenda makinës

Një 22-vjeçar është plagosur brenda makinës së tij e cila ishte parkuar tek lulishtja në rrethrrotullimin tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 ku në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri R.B. 22-vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj./oranews.al

Exit mobile version