Kryeqyteti shqiptar, Tirana, është bërë qyteti i fundit evropian që ka riemëruar një rrugë në të cilën ka një ambasadë ruse për të treguar mbështetjen për Ukrainën, përcjell UBT News.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i qytetit, njoftoi se adresa e re do të jetë Rruga “Ukraina e Lirë”, e kjo vjen pas pushtimit të Moskës.
“Vendimi është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Ambasada e Rusisë, do të duhet që, si gjithë ambasadat e tjera që ndodhen aty, të shkruajnë në kartëvizita adresën në rrugën “Ukraina e Lirë” u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rruga në fjalë strehon ambasadat e Kosovës, Rusisë, Ukrainës, dhe Serbisë.
Vendimi për riemërimin e rrugës u miratua njëzëri nga këshilli vendor i Tiranës gjatë fundjavës.
Kryebashkiakët në Vilnius dhe Pragë kanë riemërtuar së fundi rrugët që çojnë në ambasadat ruse si “Rruga e Heronjve të Ukrainës”.
Shqipëria i është bashkuar vendeve të tjera të NATO-s në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit dhe ka penguar avionët rusë të fluturojnë mbi hapësirën e saj ajrore./UBTNews/