Këshilli Bashkiak i Tiranës sot ka konkretizuar ndihmën për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.
Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për dhënien e ndihmës financiare në shumën 50 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Komunën e Preshevës.
Pas përmbytjeve në fshatrat Raincë dhe Rahovicë të Preshevës, kryetarja e Komunës, Ardita Sinani pati shprehur shqetësimin dhe pati kërkuar ndihmë nga Qeveria e Serbisë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gjithashtu edhe prej Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Ky i fundit i pati premtuar Sinanit mbështetjen, të cilën e ka konkretizuar ditën e sotme./UBTNews