Siguria e grave është në fokus të aplikacionit më të madh të takimeve në botë, Tinder, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Kompania teknologjike po fillon partneritetin me grupin e fushatës “No More”, me qëllim për t’i dhënë fund dhunës në familje.
“Puna e sigurisë nuk merr fund kurrë, thotë shefja e parë ekzekutive e Tinder, Renate Nyborg për BBC News.
Por shoqata bamirëse “End Violence Against Women” thotë se është vetëm “një hap i vogël” në adresimin e abuzimit që përjetojnë gratë online.
Tinder ka shqyrtuar rastet e abuzimeve në aplikacion. Kryesisht u tha se këto takime po tërheqin grabitqarët seksualë.
Nyborg, 36-vjeçare, thotë se një nga mënyrat që ajo po i adreson këto shqetësime është punësimi i më shumë grave në të gjithë kompaninë, duke rritur numrin e punëtorëve në ekipin e produkteve Tinder me 30% që nga marrja e postit si shefe ekzekutive, në shtator të vitit 2021./UBTNews/