UBT News

Tinder do të tërhiqet nga Rusia

Match, që ka nën pronësi Tinder, Hinge, Plenty of Fish dhe disa aplikacione të tjera takimesh, njoftoi se do të tërhiqet nga tregu rus më së largu deri më 30 qershor.

Kompania që zotëron disa nga aplikacionet më të njohura të takimeve në botë, përfshirë Tinder, ka njoftuar se do të tërhiqet tërësisht nga Rusia këtë verë, në përpjekje për respektimin e të drejtave të njeriut.

“Markat tona po ndërmarrin hapa për të kufizuar qasjen në shërbimet e tyre në Rusi dhe do të përfundojnë tërheqjen e tyre nga tregu rus deri më 30 qershor të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Vendimi vjen pas më shumë se një viti qëkur Rusia pushtoi Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version