Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook tha se nuk ka ende mjaftueshëm gra në kompanitë teknologjike në botë – përfshirë edhe në kompaninë e tij.
Në një intervistë ekskluzive për BBC, Cook tha se teknologjia “nuk do të arrijë as afërsisht çfarë do të mund të arrinte” pa një fuqi punëtore më të larmishme. Sipas tij, nuk ka “justifikime të mira” për mungesën e grave në këtë sektor. Ai tha gjithashtu se mendonte që koncepti i Realitetit të Shtuar (AR) dhe Metaverse ishin të thella.
“Në të ardhmen njerëzit do të pyesin veten se si kemi jetuar pa AR”, deklaroi ai mes tjerash.
Realiteti i shtuar është një përzierje e përmbajtjes digjitale dhe botës reale – një shembull shumë i thjeshtë është kur përmes telefonit tuaj vendosni mobilie virtuale në shtëpitë tuaja para se t’i blini, për të parë se si mund të duket shtëpia juaj.
Metaverse është koncepti i botëve të tëra virtuale – dhe teknologjia e madhe po investon shumë në të, sikurse rasti i Meta, dikur Facebook./UBTNews/