Rrjeti social kinez, TikTok u zotua të enjten se do të bëjë më shumë për ta luftuar dezinformimin në platformën e saj, duke shtuar më shumë veçori sigurie dhe duke zgjeruar masat e saj të kontrollit të fakteve. Kjo nismë u nxit nga mediat e kontrolluara nga shteti dhe lufta në Ukrainë.
Në paraqitje të raportit të saj të progresit lidhur me përmbushjen e një kodi praktik të BE-së mbi dezinformimin në gjashtë muajt e fundit, kompania pranoi se ka nevojë për të rritur përpjekjet për ta luftuar dezinformimin.
Caroline Greer, drejtoreshë e politikave publike dhe marrëdhënieve me qeverinë tha se gjatë muajve të ardhshëm do të investojnë në një sërë nismash.
TikTok do të zgjerojë etiketat e mediave të kontrolluara nga shteti, do të rrisë veprimet kundër dezinformatave që po përhapen në lidhje me luftën në Ukrainë, do të zgjerojë programin e kontrollit të fakteve në të gjithë Evropën për të përfshirë më shumë mbulim gjuhësor dhe do të rrisë vëllimin e pretendimeve që ka kontrolluar faktet./UBTNews/