TikTok është gati të zgjatë kohën e videove, shkruhet në faqen e internetit theverge.com.
Aplikacioni tani po krijon mundësinë që të gjithë të postojnë video me gjatësi deri në tri minuta, thënë ndryshe tri herë më shumë se kufiri ekzistues i një minute.
Zgjatimi ka për qëllim t’u japë krijuesve më shumë fleksibilitet kur bëjnë xhirime dhe të kufizojë nevojën për postime me shumë pjesë.
Videot tri minutëshe janë testuar që prej të paktën dhjetorit dhe ishte e lehtë t’i gjesh, veçanërisht në kategori të tilla si gatimi.
Sidoqoftë, videot më të gjata ishin të kufizuara, por tani do të shpërndahen për të gjithë në TikTok javët e ardhshme.
TikTok nuk tha se sa klipe më të gjata mund të ndikojnë në algoritmin e rekomandimit të tij shumë të dashur.
Por, ia vlen të merren parasysh paralelet e mundshme me YouTube.
Ndërsa platforma u rrit, YouTube shtrembëroi algoritmin e tij drejt mbajtjes së shikuesit, që do të thoshte video më të gjata dhe kjo është arsyeja pse pothuajse gjithçka në YouTube zgjat më shumë se 10 minuta tani.
TikTok mund të mos ndjekë të njëjtën qasje, por nëse rezulton se video më të gjata, do të thotë përdorim më të gjatë në TikTok, mund të shohim më pak klipe virale të shkurtra, të lezetshme dhe të çuditshme nga aplikacioni.