Platforma e publikimit të videove, TikTok ka filluar testimin e një modaliteti të ri peizazhi me përdorues të zgjedhur në mbarë botën.
Disa ekspertë thonë se kjo veçori do ta ndihmojë atë të konkurrojë drejtpërdrejt me platformat rivale që merren me shpërndarje të videove sikurse YouTube.
Videot virale të filmuara në modalitetin e portretit e kanë ndihmuar TikTokun që të bëhet aplikacioni me rritjen më të shpejtë në botë.
Megjithatë ka pasur thirrje në vende të tilla si ShBA dhe Australia për ta ndaluar atë mbi akuzat për kërcënime të sigurisë kombëtare./UBTNews/