NATO zyrtarisht ia ka ndaluar stafit të saj shkarkimin e aplikacionit TikTok në pajisjet e tyre, duke përmendur shqetësime të sigurisë, thanë dy burime zyrtare të NATO-s.
Zyrtarë të NATO-s i dërguan një mesazh stafit mëngjesin e së premtes duke njoftuar rreth ndalesës.
“Siguria kibernetike është prioriteti kryesor për NATO-n. TikTok nuk është i qasshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për CNN./UBTNews/