Aplikacioni i njohur i cili është nën pronësi të Kinës, TikTok do të ndalohet në telefonët e qeverisë britanike.
TikTok po përballet me akuza se të dhënat e përdoruesve ia dërgon qeverisë kineze. Kompania i mohoi fuqishëm këto akuza.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar ka rishikuar nëse TikTok-u duhet të ndalohet nga telefonat e qeverisë. Kjo e fundit po përballet me presion nga ana e deputetëve për të ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komisionit Evropian në ndalimin e aplikacionit.
Edhe Kanadaja dhe Belgjika kanë ndërmarrë aksione të ngjashme./UBTNews/