TikTok është aplikacioni më i shkarkuar në vitin 2020. Me këtë renditje TikTok ia mori primatin aplikacionit Facebook Messenger, sipas të dhënave të kompanisë App Annie.
Kjo platformë kineze është e vetmja që nuk është nën pronësi të Facebook-ut. Në vendin e tij, pronari i TikTok, ByteDance gjithashtu mban vendin e parë me aplikacionin e videove në gjuhën kineze, Douyin.
Popullariteti i TikTok-ut vazhdoi edhe më tej edhe pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump tentoi ta ndalonte përdorimin e këtij aplikacioni në Amerikë.
Javën e kaluar, u raportua se TikTok po synon të krijojë një veçori të re, e që është ajo e storieve 24-orëshe, sikurse Snapchat, Facebook dhe Instagram.
TikTok Stories do t’i lejojë përdoruesit të shohin përmbajtjen e postuar nga llogaritë që ata ndjekin për 24 orë para se të fshihen./UBTNews