Aplikacioni i famshëm TikTok është paditur nga shteti amerikan i Indianës.
Prokurori i përgjithshëm i saj, Todd Rokita ka akuzuar kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance për shkelje të ligjeve të shtetit për mbrojtjen e përdoruesve.
Dy padi u ngritën të mërkurën. E para padi pretendon se aplikacioni i ekspozon të rinjtë ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Kurse në padinë e dytë, Rokita pretendon se TikToku nuk zbulon potencialin e qeverisë kineze për t’u qasur në informacione të ndjeshme të përdoruesve.
“TikTok është një ujk në petkun e deleve”, sipas dokumenteve të gjykatës.
Sipas padisë, algoritmi i aplikacionit promovon një sërë përmbajtjesh të papërshtatshme, “që shfaqin alkool, duhan dhe drogë; përmbajtje seksuale, lakuriqësi dhe tema sugjestive; dhe ofendime”./UBTNews/