TikTok ka mohuar raportimet se një ekip me bazë në Kinë në kompaninë e tij mëmë ByteDance, planifikoi të përdorë aplikacionin për të gjurmuar vendndodhjen e qytetarëve amerikanë.
Gjiganti i mediave sociale shkroi në Twitter se TikTok nuk është përdorur kurrë për të “shënjestruar” qeverinë amerikane, aktivistët, figurat publike apo gazetarët. Po ashtu firma tha se as nuk mbledh të dhëna të sakta lidhur me vendndodhjen e përdoruesve amerikanë.
Firma iu përgjigj një raporti të Forbes, ku thuhej se TikTok qaset në të dhënat e përdoruesve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre. Revista amerikane e biznesit, që citoi edhe disa dokumente, raportoi se ByteDance ka filluar një projekt monitorimi mbi sjelljen e punonjësve aktualë dhe atyre të mëparshëm. Raportohet se projekti i cili nisi nga një ekip me bazë në Pekin, planifikoi të mblidhte të dhëna për vendndodhjen nga një qytetar amerikan në të paktën dy raste.
Sipas raportit, nuk dihet nëse të dhënat janë marrë, porse ishte planifikuar një gjë e tillë./UBTNews/