TikTok automatikisht do t’ua ndalojë të rinjve të përdorin këtë aplikacion për më shumë se një orë çdo ditë.
Kufizimet e reja janë në kuadër të një grup funksionesh përmes së cilave synohet të përmirësohet mirëqenia e adoleshentëve që përdorin këtë aplikacion.
Çdo llogari që i përket dikujt nën moshën 18-vjeçare tani do t’i nënshtrohet automatikisht një kufiri ditor 60-minutësh të kohës para ekranit, njoftoi TikTok.
Nëse përdoruesit zgjedhin të çaktivizojnë kufirin e paracaktuar dhe më pas të shpenzojnë më shumë se 100 minuta çdo ditë në aplikacion, ata do të inkurajohen të vendosin një kufi të ri të kohës para ekranit për veten e tyre. TikTok thotë se testimi ka treguar se me shpejtësi rriti përdorimin e veçorive të tij të kohës para ekranit me 234 përqind.
Të rinjve do t’iu dërgohet edhe një mesazh çdo javë, duke iu treguar në detaje se sa e kanë përdorur aplikacionin gjatë ditëve të fundit./UBTNews/