TikTok do të kërkojë verifikimin e llogarive politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ndalojë mbledhjen e fondeve në platformën e saj, konfirmoi kompania të mërkurën.
Ky ndryshim i TikTok-ut mund të ndikojë mënyrën se si shumë prej miliona përdoruesve në ShBA angazhohen me përmbajtje politike në prag të zgjedhjeve afatmesme në vitin 2022.
Ndryshimi filloi nga e mërkura dhe do të vlejë për qeveritë, politikanët dhe partitë politike që janë pjesë e platformës.
Kurse ndalesa për fonde do të fillojë nga java e ardhshme dhe është pjesë e një përpjekjeje për të mos u lejuar politikanëve të fitojnë nga platforma. Sipas ndryshimeve të ardhshme, politikanët dhe partitë politike nuk do të mund të kërkojnë donacione nga përdoruesit e TikTok ose t’i drejtojnë ato në faqet për mbledhjen e fondeve.
Popullariteti i TikTok-ut u rrit edhe në mesin e politikanëve të cilët tentuan të arrijnë votuesit përmes kësaj platforme, sikurse Tim Ryan, Bernie Sanders dhe Ed Markey./UBTNews/