UBT News

TikTok, destinacioni më popullor për vitin 2021

Për herë të parë, TikTok tejkaloi Facebook-un dhe Google si destinacioni më i njohur në internet, sipas kompanisë teknologjike që gjurmon aktivitetin në internet.

Sipas analizës së trafikut të uebit këtë vit, Cloudfare njoftoi se TikTok ishte faqja më e vizituar dhe platforma më e përdorur sociale.

Kompania kineze Byte Dance lansoi TikTok-un në vitin 2016. Popullaritetin më të madh e arriti kur bleu aplikacionin rival Musical.ly, dhe popullariteti i saj u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 me video interesante.

Megjithatë, ndërsa TikTok po rritej në mënyrë të qëndrueshme, platforma nuk u ngrit kurrë më lart se në vendin e shtatë në trafikun e internetit, sipas Cloudflare. Kjo ndryshoi në vitin 2021.

10 sajtet më të popullarizuara në internet për vitin 2021, sipas Cloudfare:

  • TikTok
  • Google
  • Facebook
  • Microsoft
  • Apple
  • Amazon
  • Netflix
  • YouTube 
  • Twitter
  • WhatsApp./UBTNews

Exit mobile version