Platforma e videove me metrazh të shkurtër TikTok nisi testimin e disa funksionaliteteve të reja të aplikuara tashmë në Snapchat, Facebook dhe Instagram.
TikTok Stories, një format i popullarizuar nga Snapchat që u adoptua nga Instagram, do t’u japë përdoruesve mundësinë për të postuar fotot dhe video të cilat fshihen pas 24 orësh.
Funksionalitetet e reja vinë ndërsa WhatsApp lansoi mesazhet me foto dhe video që fshihen automatikisht pasi të jenë parë njëherë, dhe Twitter mbylli Fleets.
TikTok bëhet platforma e radhës që eksperimenton me historitë. Kompania e përshkruan si një mënyrë e re për të ndërvepruar me ndjekësit.
Përdoruesit mund të krijojnë një histori duke klikuar butonin “create” që është shtuar në panelin anësor./koha