UBT News

Thunberg në Glasgou: Politikanët po shtiren!

Aktivistja e klimës, Greta Thunberg, u ka thënë protestuesve se politikanët që marrin pjesë në COP26 “po pretendojnë se po marrin seriozisht të ardhmen tonë”.

Ardhja e liderëve botërorë në Glasgow për samitin COP26 shkaktoi një seri demonstrimesh në të gjithë qytetin.

Mbledhja ku mori pjesë Thunberg ishte një nga dhjetëra që u mbajtën. Ajo u tha kolegëve aktivistë nga  “Fridays for Future” se ndryshimi nuk do të vijë nga politikanët në samit, por nga individë që tregojnë aftësi lidershipi.

Ajo tha: “Ky COP26 është deri më tani njësoj si COP-et e mëparshme dhe kjo nuk na ka çuar askund. Ata nuk na kanë çuar askund”, përcjell UBT News.

“Brenda samitit ka thjesht politikanë dhe njerëz në pushtet që pretendojnë se e marrin seriozisht të ardhmen tonë, pretendojnë se e marrin seriozisht të tashmen e njerëzve që po preken nga kriza klimatike.

“Ndryshimi nuk do të vijë nga atje brenda. Ne jemi të lodhur nga kjo dhe ne do të bëjmë ndryshimin pavarësisht a ju pelqen atyre apo jo”, shtoi ajo.

Lang Banks, drejtor i WWF Scotland tha për BBC se ai ishte dakord me aktivistën Thunberg se politikanët nuk po përmbushnin premtimet e tyre, siç është premtimi prej 100 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet më të varfra të shkurtojnë emetimet deri në vitin 2020.

“Ne nuk mund t’i lejojmë ata të largohen nga Glasgou pa u siguruar që jemi disi më afër për t’u siguruar që planeti të mos digjet dhe të mos ngrohet mbi 1.5C”./UBTNews/

Exit mobile version