UBT News

Threads tani i disponueshëm edhe në BE

Aplikacioni Threads i Meta-s, është aktualisht i disponueshëm edhe në Bashkimin Evropian pas një vonese për shkak të rregullave të bllokut ndaj Big Tech. Lajmin e konfirmoi kryeshefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg.

Threads është një aplikacion i cili u krijua nga ekipi i Instagramit. Sikurse “X”, Threads ju mundëson të përditësoni tekstet dhe të bëheni pjesë e bisedave publike, por deri në 500 fjalë, thuajse dyfishi i shumës së fjalëve që lejon Twitter.

Fillimisht Threads u lansua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe dhe 100 vende të tjera në korrik të vitit 2023. Arsyeja pse iu deshën pesë muaj që të lansohet në Evropë është për shkak të legjislacionit mbi Aktin e Tregut Digjital që është krijuar për të parandaluar abuzimet nga kompanitë e Big Tech dhe për të barazuar fushën e lojës me vetë bizneset e Evropës.

Kompanitë e Big Tech do të kenë kohë deri në mars të vitit 2024 për të përmbushur kërkesat e DMA./UBTNews/

Exit mobile version