UBT News

Thirrjet e autoriteteve për vaksinim nuk mjaftuan, reagon Kisha më e fuqishme e Greqisë

Kisha Ortodokse e fuqishme e Greqisë dje u bëri thirrje anëtarëve të kongregacioneve të saj të marrin pjesë në shërbime me certifikata vaksinimi ose testimi, pasi numri ditor i infeksioneve të reja të konfirmuara në vend arriti një rekord të lartë për herë të dytë brenda pak ditësh, përcjell UBT News.

Rekomandimet i’u dërguan të gjitha famullive në vend, megjithatë zyrtarët e kishës nuk thanë nëse zbatimi i tyre do të ishte i detyrueshëm.

Shërbimet fetare u anuluan për disa muaj për shkak të pandemisë vitin e kaluar, por qeveria ka refuzuar të mandatojë vaksinimet ose testet për frekuentimin e kishës në vitin 2021 – pavarësisht se ka futur kufizime të ashpra të hyrjes për ambiente të tjera të brendshme, përfshirë kinematë dhe restorantet.

Udhëheqësit e kishës i nxisin në mënyrë rutinore grekët të ndjekin udhëzimet mjekësore, por kanë hezituar t’u përgjigjen peshkopëve që janë shprehur skeptikë rreth vaksinimit ose që madje kanë kërkuar kundërshtim publik ndaj kufizimeve të sigurisë.

Nga ana tjetër, të mërkurën një peshkop që kryeson famullitë në ishullin Lesbos, në Detin lindor Egje, nënshkroi një urdhër për pezullimin pa pagesë të klerikëve të pavaksinuar, duke filluar nga java e ardhshme.

Autoritetet greke të shëndetit publik raportuan të enjten 6,808 infeksione të reja COVID-19, totali më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Pandemia ka vrarë më shumë se 16,000 njerëz në Greqi, një vend me rreth 11 milionë banorë. Gati 62% e popullsisë totale është aktualisht plotësisht e vaksinuar./UBTNews/

Exit mobile version